Haaland shënon golin e parë të pandemisë, por festohet pa përqafime! Bundesliga rikthehet me spektakël

16 Maj 2020, 18:44

Tashmë edhe zyrtarisht Bundesliga është bërë sot kampionati i parë në Europë që rinis futbollin që prej shpërthimit të koronavirusit, fiks 2 muaj e 3 ditë pas ndërprerjes. Në orën 15:30 janë luajtur 5 takime të javës së 26 ku sigurisht përshtypje bënë edhe masat e sigurisë, pasi lojtarët në fushë nuk u takuan, ata në stola mbajtën maska dhe qëndruan nga 1.5 metra distancë me njëri-tjetrin, ndërsa edhe topat u dezinfektuan.

Ndërkohë përsa i përket rezultateve supersfida mes Dortmund dhe Schalkes i përmbushi të gjithë pritshmëritë, pasi përfundoi me rezultatin 4-0. Në Sigal Iduna Park, që siç dihet ishte pa tifozë, Erling Haaland iu deshën 29 minuta për të nisur aty ku e kishte lënë, te goli. Norvegjezi jo vetëm që zhbllokoi takimin por bëri shumë përshtypje edhe me festën, pasi ishte e çuditshme. Për më shumë asnjë përqafim mes shokesh, pasi siç dihet nuk lejohet.