Habit deputeti Halit Valteri: Klevis Balliu do të jetë në listat e LSi! Gjiknurin do e çoj në SPAK

8 Tetor 2020, 19:20 | Përditesimi i fundit: 2020-10-08 20:28:31

I ftuari i radhës i gazetarit Besard Jacaj në Report TV, ishte deputeti Halit Valteri "Me gjithë respektin për Klevis Balliun mendoj se do gjejë vend tek LSI dhe do të jetë te listat e saj. Do doja që të ishte pasi Klevisi është një politikan i ri dhe punëtor. Ai ka qenë këshilltar i Ilir Metës para se të bëhej deputeti i PD-së", tha Valteri.