Habit ish-kandidati për deputet në Shkodër: Në fushatë kam harxhuar vetëm 8 mijë lekë të vjetra

8 Tetor 2020, 10:38

Martini është një mik i programit “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Ai thotë që ka kandiduar për deputet dy herë në qarkun e Shkodrës dhe sot na zbuloi disa detaje interesante. Nëse thuhet se kandidatët për deputet harxhojnë shumë para në fushatë ai zbuloi sa ka harxhuar duke bërë një llogari dhe në fund sqaroi: “Unë kam shpenzuar në fushatë vetëm 8 mijë lekë të vjetra”.