Habit shkodrani: Njerëzit kanë më shumë frikë policin se Covid-in, bëhuni doktor i vetvetes

10 Nëntor 2020, 10:02

Në emisionin “ Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv me drejtues Andi Kapxhiun një telefonues nga Shkodra tha se masat kufizuese janë të drejta. Por ai u ndal në një tjetër aspekt të pandemisë dhe këshilloi që secili të jetë doktor i vetvetes. Zotëria tha :” Njerëzit kanë më shumë frikë policin se sa koronavirusin dhe efektivët duhet të kenë më shumë kujdes me gjobat që vendosin” e mbyll mendimin telefonuesi.