Habit telefonuesi: Njerëzit po “vrasin” veten, fajin e kemi ne, politika ka hallin e fushatës

18 Nëntor 2020, 09:44 | Përditesimi i fundit: 2020-11-18 10:16:33

Në emisionin e mëngjesit “ Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv u fol për masat e reja shtrënguese të Komitetit të Ekspertëve për të frenuar koronavirusin. Një telefonues nga Vlora i tha gazetarit Andi Kapxhiu se njerëzit po vrasin veten dhe fajin e ka popullata që nuk po mbrohet. Zotëria e mbylli duke thënë se politika nuk ka hall Covid-in por fushatën.