Habit zotëria: Faturën e darkës në Dubai e paguaj unë pa problem, merruni me investimet

11 Janar 2021, 11:05

Në programin “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv një telefonues kishte nja dy fjalë edhe për një darkë të dy ministrave në Dubai të shumë komentuar në rrjetet sociale. Ai habiti jo pak kur tha se është i gatshëm që faturën për atë darkë ta paguaj ai. Zotëria bëri thirrje më pas që njerëzit të merren me investimet që do bëhën në Shqipëri dhe jo me atë darkë.