Hachiko shqiptar që vijon të presë kampionin e tij! Rrëfimi i mikut të Skënder Kurtit

21 Prill 2020, 16:33 | Përditesimi i fundit: 2020-04-21 17:31:37

TIRANË- Historia e besnikërisë më të fortë, Hachickos, qenit që priti të zotin për 9 vjet me radhë pas vdekjes së tij, mishërohet tek Kuqi. Në lagjen ku ai qëndron të gjithë e njohin si qenin e Skënder Kurtit, ish-trajnerit të ndjerë të boksit që u nda nga jeta në moshën 61-vjeçare duke humbur betejën me koronavirusin. Prej 5 prillit, Kuqi pret që i zoti i tij ta përkëdhelë e ushqejë sërish. Edhe sot, pas më shumë se 2 javësh nga ndarja tragjike nga jeta e Skënder Kurtit, Kuqin e gjejmë të strukur pranë pallatit ku ai jetonte. Sytë e tij kërkojnë të zotin, në një pamje të ngjashme të historisë së vërtetë të Hachickos teksa priste të zotin japonez, që frymëzoi edhe dramën e 2009-ës, vënë në jetë nga i madhi Richard Gere.