Hajdari: 30 vite politikanët bëjnë gosti me taksat e shqiptarëve! Jam lodhur nga tigani i zjarrtë i Lulit, propagandat boshe të Edit, ulërimat e Metës

15 Shkurt 2021, 10:41

Deputetja Rudina Hajdarit nga Kuvendi ka vijuar të hedhë akuza ndaj politikanëve të vjetër duke thënë se atyre u ka ardhur fundi.

Hajdari ka deklaruar se në 30 vite sipas saj politika jonë bën gosti me taksat e shqiptarëve. Ajo ka folur dhe për situatën e tërmetit duke thënë se ende shumë qytetarë janë në çadra në këtë të ftohtë të acartë.

" Jam ngopur me tiganin e zjarrtë të lulit apo me propagandat boshe të Edit, apo me ulërimat poshtë e lartë të ilir Metës", ishte kjo fraza e fundit e Hajdarit në fjalën e saj.