Hajdari: Çdo qytetar në Elbasan i di me emra grupet kriminale! Kriza e ulur 'këmbë kryq'

28 Janar 2021, 11:32

Deputetja Rudina Hajdari ka folur me tone të ashpra nga Kuvendi. Ajo ka hedhur akuza ndaj qeverisë e cila sipas saj nuk po mbështet familjet e vrafra por kriminelët. Konkretisht është ndali te Elbasani duke thënë se qytetarët i dinë me erma grupet kriminale, të cilat sipas deputetes po “lulëzojnë” në këtë zonë.

“Çdo qytetar në Elbasan i  di me erma grupet kriminale. Si ka mundësi që askush nuk thotë asgjë. Ministri, kryeprokuroiri, ministri, kryeministri. Ky shtet ësht ëi njëjti që sot vret të rinjtë nëpër lagje sepse kanë kaluar orarin e duhur gjatë Covidit. Si ka mundësi që kjo qeveri nuk mund të dënojë krimin e organizuar.

Në Elbasan i  vetmi aktivitet që lulëzon është kriminaliteti. Flisni me qytetarët të cilët do iu tregojnë se skanë marrë asnjë lloj ndihme në situatën  e covid. Banorët e belshit ende sjanë paguar nga firmat mashtruese që u morën dhe produktin dhe ikën pa lanë asnjë gjirmë. Ata do u thonë se kriza është ulur këmbë kryq në sofrat e tyre, shkollat pa ngrohje. Kompjutera sfunksionojnë as laboratorët.

Dilni nga këto vila luksoze që keni dilni e takoni  ata njerëz të cilët iu paguajnë taksat dhe ju sot përmes atyre taksave paguani kompanitë e ndranghetës mafies italiane. Godet qytetarët e thjeshtë njerëzit e thjeshtë, aktivitetet e ndershme. Krimineli merr tendera, kurse tregtari, fermeri goditet. Ky është i njëjti avaz, që vijon përditë. Por tani do të humbisni”, tha ajo.