Hajdari: Dakordësi për votën e diasporës për të votuar në 2021! Nuk heqim dorë nga ndryshimi i sistemit

24 Qershor 2020, 22:01

Pas përfundimit të mbledhjes Rudina Hajdari tha se palët kanë arritur dakordësi për votën e emigrantëve, ndërsa theksoi se nuk do të heq dorë nga kërkesa e saj për ndryshimin e sistemit. Ajo tha se kërkesat e opozitës parlamentare do të shtohen si element në draftin që do të vij në Komisionin e Zgjedhores.  Në lidhje me votën e emigrantëve, Hajdari tha se ekspertët e kishin siguruar se mund të bëhen në zgjedhjet e 2021.