Hajdari dhe Gjoni - Ramës: A keni bërë pakt me Bashën në kurriz të shqiptarëve

16 Maj 2019, 13:19 | Përditesimi i fundit: 2019-05-16 17:12:48

TIRANE-Kryetarja e grupit demokrat në Kuvendin e Shqipërisë Rudina Hajdari dhe deputeti Ralf Gjoni që u fut nga listat e LSI-së pas daljes së opozitës në rrugë i kërkuan sot kryeministrit Edi Rama që të shprehet nëse ka bërë një marrëveshje të fshehtë me Lulzim Bashën. 

Rudina Hajdari u shpreh se "Unë e ndjej se këto kanë bërë marrëveshje, por jo për shqiptarët, por për zuzarët. I detyrohem këtij vendi shumë". Ndërsa Gjoni ngriti pyetjen "A ka marrëveshje politike, sepse kjo mbetet për t'u sqaruar, pasi po përflitet se Rama-Basha po përgatisin marrëveshjen e radhës politike, edhe këto janë kthyer në element statistikor, 2008, 2017, mund të bëhet edhe ndonjë tani. Marrëveshjet nuk kanë sjellë asgjë, veç për 2-3 peshq të mëdhenj të pa ndëshkuar dhe cënuar" tha ai.  

Ndërsa ish-ministri Arben Ahmetaj duke komentuar protestat e opozitës u shpreh se "Sot simboli i opozitës është kthyer bomba molotov, pse duhen zënë rrugët dhe të bësh zhurmë. Parlamenti sot është mbushur dhe ju falenderoj që nuk keni pyetur për vullnetin e partive tuaja, që bomba motolov nuk mund të jetë patenta dhe simboli i një opozite dhe integrimi duhet të jetë e përbashkëta. Në 30 qershor do të kemi zgjedhje, sa të qeta nuk e di" tha ai. 

Pas djegies së mandateve dhe daljes në rrugë opozita ka zhvilluar disa protesta, nga të cilat 5 kombëtare, ku 3 prej tyre kanë qenë të dhunshme, të fundit në 11 dhe 13 maj. Ndërsa protesta e radhës e paralajmëruar është në 25 maj. Kryeministri Rama ka shtrirë dorën për dialog, por Basha vendosi tha se është gati që të ulet me ndihmën e ndërkombëtarëve, por pa kreun aktual të qeverisë.

    No videos found.