Rudina Hajdari pas takimit me presidentin Ilir Meta, i ka propozuar këtij të fundit datën 2 maj, pikërisht atë datë që Rama dhe opozita kanë mohuar të zhvillojnë zgjedhjet, pasi është festa e Pashkëve.
Hajdari tha për mediat se dita e festës nuk është pengesë për të mbajtur zgjedhjet dhe kjo ka ndodhur dhe herë të tjera në të kaluarën. Për të kjo datë do të ishte historike, pasi vinte pas 1 Majit, ditës së punëtorëve.
"Unë propozova 2 majin si datë të zgjedhje pasi vjen menjëherë pas 1 Majit, ditës së punëtorëve. 2 maji do të jetë një datë historik për shqiptarët e ndershëm dhen punëtore. Padyshim që vendimmarrja është e Presidentin, 2 maji është festë por ka ndodhur dhe here të tjera që janë mbajtur në ditë festë dhe kjo nuk na ka ndalur të votojmë dhe festojmë", tha Hajdari.