Kryetarja e grupit parlamentar demokrat Rudina Hajdari ka akzuar kryeministrin Edi Rama se ka mbështetur ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako në dhënien e lejeve të ndërtesave të shembura nga tërmeti. Hajdari tha se Rama ka vënë në krye të bashkive njerëz me rekorde kriminale.
"Kryeministri foli sikur nuk ka qenë asnjëherë në Shqipëri dhe nuk e di se çfarë bëhet me ndërtimet pa leje. Ai akuzon për mungesën e cilësisë së ndërtimit. Kush e ka fajin për betonizimin. Kush e mbështeti Vangjush Dakon, unë apo kryeministri. Kush e ka fajin për gënjeshtrat e kryeministrit. Nuk flet për ata sepse ata e kanë në xhep. Merret me qytetarët e thjeshtë që po katër kate pa leje. Endesh në Europë për egon tënde, do të tregosh se je lideri suprem. Ju takoheni me politikanë të njohur jashtë vendit, por këto janë ambicie personale që nuk kanë të bëjnë me jetën e qytetarëve sot. Mos shpifni. Shqiptarët ju kanë votuar. I keni vënë kryebashkiakë me rekorde krimnale dhe e keni çuar këtë vend keq e më keq. Flisni me shqiptarët ashtu si duhet folur. Sot asnjë mur nuk ndërtohet dot pa rrënë një rryshfet. E keni administratën të korruptuar. Shqipëria sot nuk ka kushtet më minimale. Bëhet sikur punohet nëpër spitale kur vjen ministrja. Kemi mësues që sillen si ti dojë qejfi sepse nuk japin llogari. Ka 12 mijë studentë që ecin nga 5 km për të shkuanë nëpër shkolla. Kryeministër ju jeni pjesë e këtij skandali. Sot në Shqipëri është krijuar model më i frikshëm. Sot po të hysh në një makinë, taxi do të mësosh gjendjen ku ndodhet Shqipëria. Ai që vjedh dhe merret me drogë, ka makinën më të shtrenjtë, vjen vërdallë nëpër bllok dhe i trajton të tjerët si skllevër. Nuk druhem nga asnjë. Do luftoj deri në fund. Sot paga minimale vijon të jetë 260 mijë lekë dhe nënat shqiptare me kaq lekë mbajnë familjen. A do bëjmë ndonjë gjë për këtë vend?", tha Hajdari.