Hajdari: Kush i ka fajet që prokurorit i bëhet atentat me kallash?

4 Nëntor 2019, 14:58

Deputetja Rudina Hajdari u shpreh gjatë fjalës së saj në Kuvend se askush nuk mban përgjegjësi për ngjarjet që ndodhin. Ajo përmendi ngjarjen e tre ditëve më parë ku iu bë atentat prokurorit të Durrësit Arian Ndoja, por edhe vrasjen  e gjyqtares Fildes Hafizi duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se po heq përgjegjësinë nga vetja.

"Kush e ka fajin sot që një prokuror qëllohet me kallashnikov në mes të rrugës, që një grua gjyqtare u vra në rrugë edhe kur kërkoi të mbrohej nga ligji. Kush e ka fajin që janë hequr më shumë se gjysma nga sistemi. Kush e ka fajin që askush nuk ka besim tek sistemi i drejtësisë dhe se persona të lidhur me botën e krimit kanë mbështetjen për t'u futur në dyert e bashkive. Kush e ka fajin që këto rrjete kriminale nuk janë në gjendje të kontrollohen dhe sot nuk e lënë vendin  të përparojë. Kush e ka fajin që akoma një ligj zgjedhor që garanton vetëm votën e listës. Zoti kryeministër, dil njëherë dhe mbaj përgjegjësi për një nga këto pika. Sot nuk ke të blesh dhe shesësh më, ke vetëm veten tënde nuk ke asnjë alibi që të mbrojë. Sot je vetëm lakuriq para shqiptarëve pa asnjë shpresë dhe pa shënuar asnjë arritje në 6 vitet e fundit, ke kabinetin më të dobët me performancë të dobët që nuk ka bërë asgjë. Ke një vend të varfër, ku 30 % e popullsisë nuk shtyjne dot muajin, kurse shtresa më e vyer e shoqërisë që po largohet", u shpreh Hajdari.

    No videos found.