Hajdari: Listat të hapen 100%, opozita jashtëparlamentare të vijë në tryezë

22 Korrik 2020, 17:59

Pas mbledhjes së sotme, deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari tha se duhet që Listat e Hapura të hapen 100%. Gjithashtu ajo i bëri thirrje opozitës jashtëparlamentare që të vijë në tryezë.

"Opozita jashtëparlamentare duhet të ishte sot. Ne e kemi shumë të qartë se pse jemi në këtë tryezë. Duam të hapim Listat e Hapura 100%. Në këtë mënyrë duhet patjetër që opozita parlamentare që ka mbështetur parimin, duhet që listat të hapen 100%, dhe jo të jetë 1/3 e mbyllur. Ta kenë në dorë partitë nëse duan apo jo të mbyllen, por kandidatët duhet të dalin me ide dhe emra, dhe jo të zgjidhen nga kryetarët, por nga populli’’, tha Hajdari.