Hajdari: Presidenti dhe palët të gjejnë gjuhën e dialogut për anëtarët e Kushtetueses

11 Nëntor 2019, 13:14

Kryetarja e Grupit Parlamentar Demokrat Rudina Hajdari i ka bërë thirrje palëve dhe presidentit që të ulen në dialog për të gjetur gjuhën e përbashkët lidhur me zgjedhjen e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.

"Presidenti dhe palët të gjejnë gjuhën e përbashkët. Nëse ka ndonjë kandidaturë të dalë dhe ta sjellë. Duhet të ketë një përzgjedhje nga secili institucion. E gjithë procedura ka boshllëqe. Nëse duam ta kapërcejmë këtë konflikt do ishte mirë ta ndërpresim seancën dhe ta diskutojmë më presidentin. Unë mendoj që të gjitha palët kanë faj dhe po i bëjnë hile njëri tjetrit. Pas kësaj seance do jetë përcaktuese mënyra si do ngrihet Gjykata Kushtetuese", u shpreh Hajdari.