Hajdari: Pse i izoluat shqiptarët kur kishte 9 raste, sot që ka 29 i lironi pa shpjegim logjik

23 Prill 2020, 12:10 | Përditesimi i fundit: 2020-04-23 12:11:53

Deputetja Rudina Hajdari kërkon shpjegime se përse kërkohet shtyrja e Fatkeqësisë Natyrore me dy muaj. Sipas saj, nuk është dhënë asnjë arsyetim logjik, teksa thote se përse qeveria mori vendimin për karantinimin e shqiptarëve kur kishte vetëm 8 raste, e ndërsa thotë që do të marrë masa lehtësuese kur ka 25 raste në ditë.

"Deri më sot nuk kam dëgjuar një shpjegim logjik që pse po i marrim hapat e deritanishme. nuk dëgjoj asnjë plan konkret të qeverisë, ju sot kërkoni një shtyrje të afatit të gjendjes së fatkeqësisë natyrore, pse jo 2 javë apo 30 ditë sa e lejon afati. Nuk jam këtu për të kundërshtuar qeverinë, por po përfaqësoj popullin dhe për t marrë një përgjigje mbi arsyet konkrete pse e kërkoni këtë ndryshim. Nuk keni dhënë asnjë arsyetim, pse i keni ndryshuar fashat orare, pse çfarë ndryshoi nga dje, çfarë është kjo fazë e dytë, sa faza do ketë. Kur kërkohet llogari nuk do të thotë që po kundështohet, një deputet e ka për detyrë të kërkojë llogari.