Hajdari: PS-PD/LSI i mbyllën derën SHBA, nuk heqim dorë nga ndryshimi i sistemit!

31 Maj 2020, 23:15

Deputetja e Opozitës së re, Rudina Hajdari ka bërë me dije se partitë politike nuk arritën në një marrëveshje, pasi kanë në fokus interesat personale dhe të kryetarëve të partive dhe jo interesin e shqiptarëve. Ajo tha se me përfaqësuesin Amerikan u takuan me Bylykbashin, Gjiknurin dhe të, por jo me Vasilin, duke thënë se "ai erdhi dhe bëri një xhiro".  

"Dhe këtë radhë partitë politike dështuan se interesta e tyre janë kaq të ngushta dhe vetjake, janë për t'iu shërbyer partive të tyre dhe nuk duan t'ia dinë për shqiptarëve. Pse vjen SHBA këtu, vetëm se duan interesin e shqiptarëve dhe këta sot edhe njëherë ia mbyllën derën. I thanë që nuk janë gati për të bërë marrëveshje, vunë një datë, por në momentin e fundit u tërhoqën. Koha do t'i tregojë të gjitha.  Kjo reformë Zgjedhore duhet të ketë bekimin e shqiptarëve dhe nuk e ka, edhe pse ambasada amerikane u investua për këtë reformë, këta nuk duan t'ia dinë. U takua me Bylykbashin, Gjiknurin dhe me mua, Petriti bëri një xhiro. Ata ishin të investuar që sot të kishin një zgjidhje, i thanë gjithë ditën që sot do bien dakord, se ku e kanë hallin ju e dini. Loja është e hapur, nuk kemi ndryshim sistemi, por kemi një propozim që ne do të futemi në lojë. Nuk kanë marrëveshje as mes tyre. Nuk dorëzohemi nga ndryshimi i sistemit", tha Hajdari.