Hajdari: Rama të shpërndante për çdo shqiptarë mbi 18 vjeç, zerim të faturave të dritave e ujit...Burgu të hapet për pushtetarët!

16 Prill 2020, 11:24

Deputetja Rudina Hajdari tha se qeveria i ka lënë vetëm qytetarët në nevojë duke i shpërndarë pako ushqimore, kur në fakt sipas saj duhej të kishte bërë më shumë. Ajo thotë se qeveria do duhej t'i kishte shpërndarë qytetarëve shqiptarë mbi 18 vjeç nga një çek, të zeronte faturat e energjisë elektrike dhe të ujit të pijshëm dhe të mos kërcënonte qytetarët me burg por në këto momente të vështira edhe psikologjike, t'u fliste me fjalë pozitive. Burgjet sipas saj duhen hapur për pushtetarët.