Hajdutët e veshur si policë, “shpërthen” beratasi: Na morën jetën dhe nderin, të marrim armët

27 Tetor 2020, 09:52

Në emisionin “ Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv një telefonues nga Berati “shpërtheu” ndaj policisë për rastin e Vlorës ku hajdutët e veshur si policë po bëjnë kërdinë. Ai ishte shumë i revoltuar dhe tha se hajdutët atyre qytetarëve u kanë marrë jetën dhe nderin dhe i bëri një thirrje direkte policisë: “Nëse nuk e mbroni dot ju territorin ne do marrim armët të mbrojmë veten”.