“Hanë fara e luajnë domino” qytetari nga Cërriku i ashpër në emision

21 Prill 2020, 10:46

Një telefonues nga Cërriku mik i programit “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv me Andi Kapxhiun komentoi së pari temën e ditës. Në lidhje me pyetjen që të riatdhesuarit të qëndrojnë në karantinë në hotele apo shtëpi ai tha: “Të riatdhesuarit të rrinë 25 ditë në karantinë”. Ndërsa më pas u tregua i ashpër me qytetarët duke thënë: “ Qeveria morri masat e duhura se këtu do ishte katastrofë e madhe. Qytetarët duan të dalin të luajnë domino e të hanë fara dhe nuk duan të ruhen nga koronavirusi” e mbyll ai bisedën në studio.