“Hap lokalet se vdiqëm për një kafe”, telefonuesi i irrituar thirrje Ramës

20 Prill 2020, 10:44

Në programin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” si temë dite ishte diskutimi i qytetarëve për hapjen sot të një sërë bizneseve. Një telefonues edhe i irrituar i tha gazetarit Andi Kapxhiu që të hapen edhe lokalet madje e kërkoi me ngulm diçka të tillë: “Gripra kemi pasur gjithmonë, ky nuk është gripi i parë por kështu po zhduket ekonomia.Të hapen lokalet se  vdiqëm për një kafe. Do shkojmë do pimë një kafe dhe do ikim në shtëpi . Edhe Amerika po e hap ekonominë”