Hapësira ajrore/ Radar i ri në malin e Midës! Gazetari Arsen Rusta: Ja arësyet pse u vendos

6 Nëntor 2020, 20:36

TIRANË- Shqipëria do të ketë një radar të ri në malin e Midës në Pukë për hapësirën ajrore dhe kushton 22 milionë dollarë. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka përmes një postimi në ‘Facebook’, u shpreh se me këtë radar apo dhe helikopterët Black Haëk që do të vijnë së shpejti në Kuçovë, bëjnë që Forca Ajrore shqiptare të arrijë në një nivel operacionaliteti që s’e ka patur në dekada. Xhaçka shkruan se: Forcat e Armatosura shqiptare do të kenë syrin e tyre që i mungonte për vëzhgimin e hapësirës ajrore. Ndërsa sqaron se kjo vjen falë donacionit të SHBA-ve dhe një pjesë e saj nga buxheti i shtetit. "Forcat e Armatosura shqiptare do të kenë syrin e tyre që i mungonte për vëzhgimin e hapësirës ajrore. 22 milion $, 19 prej të cilave nga buxheti i shtetit dhe 3 milion donacion i SHBA -së u shpenzuan për ndërtimin e radarit në malin e Midës nga prestigjozët e Lockheed Martin. Me këtë radar, helikopterët Black Haëk që do të vijnë së shpejti, investimin në Kuçovë, apo projektet që lidhen me sistemin ajror mbrojtjes sipas standardeve të NATO, Forca jonë Ajrore arrin një nivel operacionaliteti që s'e ka patur në dekadë", shkruan Xhaçka në rrjetet sociale