'Hapësira më e bukur publike për 2018', sheshi 'Skënderbej' triumfon në çmimin europian të Barcelonës

20 Qershor 2018, 20:09 | Përditesimi: 20 Qershor 2018, 22:46

Pas vlerësimeve që mori në bienalen e Çikagos një vit më parë, sot sheshi “Skënderbej” ka marrë çmimin prestigjioz Evropian për Hapësirën Publike Urbane 2018. Çmimi u akordua para pak minutash nga Qendra e Kulturës Bashkëkohore të Barcelonës dhe gjashtë institucionet evropiane më të rëndësishme të arkitekturës dhe dizajnit në Europë dhe vlerësimi u bë nga një juri e njohur ndërkombëtare e kryesuar nga arkitektja Olga Tarraso.

Sheshi “Skënderbej” u përzgjodh mes 279 projekteve nga 32 vende të ndryshme europiane, ndërsa më parë ishte zgjedhur mes 25 projekteve finaliste. Çmimin e terhoqi kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, si dhe përfaqësues të studios projektuese 51N4E.

b.ha./Shqiptarja.com