Hapet brenda pak ditësh, Rama publikon pamje dhe tregon si do quhet aeroporti i Kukësit

8 Prill 2021, 22:27 | Përditesimi: 8 Prill 2021, 22:27

Aeroporti i ri në Kukës i cili do të hapet së shpejti do të quhet aeroporti Ndërkombëtar Zayed.

Kështu ka bërë me dije kryeminstri Edi Rama  teksa ka publikuar një video nga aeroporti i cili mendohet të hapet brenda këtyre ditëve.

Ministrja Belinda Balluku gjatë një interviste për Report Tv disa ditë më parë tha se Aeroporti i Kukësit ka përfunduar punimet dhe është në fazën e certifikimit dhe mbarimit të procedurave. Fluturimi i parë me Air Albania drejt Londrës nga ky aeroport, Balluku tha se do të kryhet më 18 prill. 

b.ha./Shqiptarja.com