Hapet bypass-i i Tepelenës! Tërmet Peçi- Ramës: Rrugën e bëri komandanti im, si ti nuk ka! Kryeministri: Lëri këto, ishe xhep fals

13 Korrik 2020, 13:16 | Përditesimi i fundit: 2020-07-13 15:33:43

TEPELENË- Hapet bypass-i i Tepelenës, të cilin kryeministri Edi Rama e ka cilësiar një vepër tjetër e rëndësishme e infrastrukturës kombëtare. Kreu i qeverisë ka qenë ditën e sotme për inspektim, i shoqëruar nga ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, ish- ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe kryetari i Bashkisë, Tërmet Peçi.

"I trashëguar ndër dekada si një shteg buzë kalasë së Ali Pashës, sot segmenti që lidh dy segmentet e rëndësishme rrugore, Levan-Tepelenë dhe Tepelenë -Gjirokastër-Kakavijë, ofron dhe një panoramë fantastike për udhëtarët, si edhe një hapësirë të re lëvizjeje për këmbësorët, duke e fuqizuar më tej ofertën e Tepelenës turistike", shkruan Rama.Gjatë inspektimit, nuk kanë munguar batutat dhe lavdet që Peçi i ka thurur kreut të qeverisë.

    No videos found.