Hapet kantieri më i madh në Tiranë i rindërtimit! Rama- opozitës: Të gjitha me lekët e shtetit

30 Tetor 2020, 16:02

 

TIRANË- Kjo e premte (30 tetor) ka shënuar një hap shumë të rëndësishëm në fazën e rindërtimit, ku është hapur kantieri i lagjes së parë të Tiranës. Kjo lagje e re do të jetë e lokalizuar në "5 Maj" dhe është projektuar nga arkitekti i famshëm italian Stefano Boeri. Atu do të strehohen 11 mijë banorë të cilët kanë mbetur në qiell të hapur pasi banesa e tyre është dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit. I pranishëm ka qenë edhe kryeministri Edi Rama, i cili gjatë fjalët së tij nuk i ka kursyer thumbat për kundërshtarët. "Ne mendojmë për të ardhmen", tha Rama, duke theksuar se shtëpitë që do të rindërtohen do të jetë të forta dhe cilësore, dhe jo siç kanë bërë paraardhësit e tij.Do të përballemi me armikun e padukshëm për të garantuar të gjitha, shkurtët, aparatura dhe medikamente dhe do të përballemi edhe me të ardhmen për të cilën do të mendojmë edhe kur rindërtojmë, se nuk rindërtojmë sa për të futur njerëzit në kasolle, si ata që kanë vila në seri sa pranë detit e kodrës, ndërsa për njerëzit mjaftohen duke imagjinuar kotece dhe geto. Do të përballemi edhe sfidën për t'u ndarë nga kodra e plehrave, do të përballemi edhe me nevojën e Tiranës dhe Durrësit për të zhvilluar infrastrukturës", tha Rama. Një përgjigje ka pasur edhe për kryedemokratin Lulzim Basha që e akuzoi se po bën "terrorizëm shtetëror". "Terrorizëm shtetëror kaq shumë janë konsumuar fjalët ekstreme sa janë kthyer në groteske, përdoren fjalë që kanë humbur kuptimin, ka të drejtë populli kur thotë po të flesh me qenin, do gdhihen me pleshta", tha Rama. Ai shtoi se deri më tani gjithçka që është bërë më tani për procesin e rindërtimit ëhstë bërë nga buxheti i shtetit, dhe jo nga fondet e marra nga konferenca e rindërtimit. Kjo sepse nuk kanë përfunduar ende procedurat, shtoi ai, ku theksoi se mënyra se si do të shpenzohen do të monitorohet nga vetë shtetet. "Nuk është bërë akoma viti, ndërkohë ne kemi vënë në dispozicion një fond masiv, gjithçka që shihni sot është nga buxheti i shtetit, asnjë kokërr leku akoma nga pjesa tjetër që është një pjesë e konsiderueshme, për arsye të procedurave, nuk kemi marrë asnjë kokërr leku", përfundoi ai.