Hapet kantieri më i madh në Tiranë i rindërtimit! Rama thumbon kundërshtarët: S'jemi si këta që për njerëzit mendojnë kasolle, vetë me vila ne det e kodër

30 Tetor 2020, 12:05

"Çdo krizë është një mundësi e madhe, nëse populli thotë të këqijat nuk vijnë vetëm për keq, kjo ishte një e keqe shumë e madhe, për ata familje që humbën të afërmit, pastaj për ata që humbën strehë, por e mira në këtë të keqe është që së bashku, ne po ngrohemi më lart se ç'ishim para se të ndodhte kjo tragjedi dhe Tirana, Durrësi dhe zonat e tjera pas rindërtimit do të jenë vende më të mira se ç'ishin për njerëzit. Kjo zonë mbase do ishte prekur për t'u ngritur më  pas 30 vitesh kur  të krijoheshin mundësitë ndërkohë që ne e prekim këtë zonë sot me ambicien që mbi këto rrënoja apo ngrehina kaotike, të ndërtojmë në pak vite një qendër të re të Tiranës, në adresë të re për Tiranën që duam dhe një hapësirë cilësisht të re për plot 11 mijë banorë. 11 mijë banorë të vjetër dhe të rinj që do të jetojnë jo si një periferi të largët dhe me shumë mungesa të këtij kryeqyteti që zhvillohet, por që do kohën e saj, por si një zonë ku do të jetë kënaqësi të jetosh dhe nga ana tjetër vlera e pasurisë së patundshme do jetë shumëfish më e lartë se është sot këtu.