Hapet njësia e Senologjisë në Durrës, shërbim i plotë për trajtimin e kancerit të gjirit

15 Tetor 2018, 18:13

Duke filluar nga sot njësia e senologjisë e inauguruar pranë spitalit rajonal të Durrësit do të bëjë të mundur që të gjithë pacientët të kenë një adresë të saktë ku do të kenë mundësi të zgjidhin të gjithë gamën e patologjive të gjirit. Mjekët tregojnë rëndësinë e investimeve si edhe mundësinë që kanë tanimë pacientët për përmirësimin e shëndetit të tyre .

 Është mjë pajisje e prodhimit të fundit dixhitale çka lehtëson punën për diagnozën e kancerit të gjirit.

Ilir Doda-Shef i Imazherisë Durrës

Shërbimi psikolog është shumë i domosdoshëm për pacientët, pasi kur zbulojnë sëmundjen janë në një gjendje emocionale shumë të rënduar. Nëse ne trajtojmë gjendjen emocionale shqetësimi mbi sëmundjen do të jetë më i ulët.

Erida Meta-Psikologe

Njësia e re e Senologjisë në spitalin e Durrësit, e pajisur me të gjithë aparaturat e nevojshme, mundëson krijimin e një bërthame të re në fushën e Onkologjisë, e cila për herë të parë do të mundësojë një konsultë multifunksionale që do të përbëhet nga mjekë të specialiteteve të ndryshme: Mjek kirurg, mjek kirurg onkolog, mjek kirurg senolog, mjek radiolog, mjek onkolog kimioterapeut, anatomopatolog, punonjës social, psikolog, infermier të dedikuar.