Hapet qendra teknologjike 'Tumo', Rama: Ky projekt është një hakmarrje për ata që shanë stadiumin

13 Tetor 2020, 19:08

Kryeministri Edi Rama ka qenë  i pranishëm në hapjen e qendrës së kreativitetit teknologjik "Tumo".

Kjo qendër që do të quhet "Tumo Tirana", ” mirëpret pas shkolle fëmijët nga mosha 12-18 vjeç të cilët do të kenë mundësinë të ushqejnë pasionin e tyre në 8 disiplina të ndryshme si Animation, Graphic Design, Game Development, Film Making, Music, Programming, Robotics, 3D Modelling.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama shprehu mirënjohjen e tij për amerikanët, të cilët kanë financuar projektin.

"Më lejoni që ti përshëndes miqtë nga SHBA-ja dhe mbase mund t'iu vlejë si ngushëllim që në këtë fazë të jetës tonë interesante ne jemi në të njëjtën varg se si ju amerikanët as në shqiptarët nuk hyjmë dot në BE, se i kanë mbyllur kufijtë edhe për ju edhe për ne për t'u mbrojtur nga infektimi. Ky është një ngushëllim sado i vobektë edhe pse sot do të isha shumë i lumtur që në kurorëzimin e kësaj ideje të ishte edhe bashkë-udhëtari për ta bërë Majkëll Granof së bashku me kolegët e tjerë të bordit të këtij fondacioni që ka qenë i gatshëm të na dëgjojë dhe të përpiqet që të na kuptojë dhe së bashku të ndërtojmë një histori suksesi dhe ko është një histori suksesi që shkon në favor të atyre që janë më  të dobëtit në shoqërinë tonë në raport me atë që infrastruktura që i ofrohet fëmijëve këtë mund ta them nga eksperienca jonë personale e një fëmijë të një babai artist që 6 vjeç për të shkuar në kopshte kënde lojërash që janë një nevojë dhe domosdoshmëri në komunitete për t'iu ofruar fëmijëve mundësitë e reja.

Të rriturit dhe ne bëhemi bashkëfajtorë që në mungesë të mundësive të tjera u japin i-phone të cilën e përdorin shumë më me shpejtësi dhe më mirë se ne.