Hapet sezoni turistik në Vlorë, Rama: Në 5 vitet e ardhëshme presim 10 milionë turistë

5 Qershor 2018, 20:17

Sot është hapur sezoni turistik. Kryeministri Edi Rama u shpreh se objektivi është që këtë vit Shqipërinë ta vizitojnë 15% më shumë turistë në krahasim me vitin e kaluar, ndërsa në harkun e 5 viteve synimi është që vendin tonë ta vizitojnë 10 milionë turistë.

Nëse vjet kapëercyem shifrën e 5 milionë turistëve të huaj, sivjet në rastin më të keq do të kemi 15% më shumë turistë sesa vjet, nuk ka diskutim se objektivi për të arritur 10 mln turistë në Shqipëri në harkun e 5 viteve të ardhshme është i mundur, pasi potencialet nuk janë shfrytëzuar. Nuk e zgjodhëm kot Vlorën, pasi është një nga pikat më të rëndësishme të turizmit. Së shpejti nis faza tjetër e Lungomares.

Edi Rama

    No videos found.