Hapet spitali COVID-2, ndërhyrje e parë kirurgjikale tek e prekura me koronavirus! Të sëmurët te Sanatoriumi zhvendosen në Elbasan

29 Mars 2020, 16:15

TIRANË - Nga sot, spitali “Shefqet Ndroqi” është spitali i dytë COVID në vend. Spitali i Sanatoriumit ka pritur pacientin e parë, një ndërhyrje kirurgjikale tek një e re e prekur nga COVID-19, ndërsa pacientët e këtij spitali janë zhvendosur në spitalin e Elbasanit.