Hapet tenderi për rindërtimin e shkollave që u shembën nga tërmeti, vlera 34 mln € (Detajet)

18 Mars 2020, 16:15

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka çelur këtë të martë procedurën e prokurimit publik për rindërtimin e objekteve arsimore në zonat e prekura nga tërmeti, me një fond limit prej 4.1 miliardë lekësh apo rreth 34 milionë euro.  Buxheti që do të vihet në dispozicion vetëm për vitin 2020 është mbi një miliard lekë pa TVSH. Qëllimi i këtij investimi është hartimi i projektit, nxjerrja e lejeve përkatëse, realizimi i punimeve të ndërtimit dhe dorëzimi i objekteve arsimore të përfunduara me “çelësa në dorë” për vitin e ri shkollor 2020-2021. Objekti i marrëveshjes kuadër përfshin ndërtimin e objekteve arsimore në territorin e bashkive Durrës, Kamëz, Kavajë, Rrogozhinë, Krujë, Kurbin, Lezhë, Shijak dhe Vorë.