Hapet tregu, p/ligji: Fishekzjarrët do të shiten nga 15 dhjetor-1 janar

28 Gusht 2020, 12:21

Dy vite nga plagosja e efektives së policisë Ina Nuka me një kapsollë fishekzjarr pirroteknik gjatë protestës së opozitës para parlamentit në vitin 2018, qeveria shqiptare vendos të rihapë tregun e fishekzjarreve.

Me anë të një projektligjit të Ministrisë së Mbrojtjes fishekzjarret apo materialet pirroteknike nga kategoria F2 e deri në F3 lejohet tashmë të shiten në dyqanet e autorizuara vetëm për dy javë.

Duke nisur kështu nga 15 dhjetori i çdo viti e deri më 1 Janar të vitit pasardhës. Ndaluar tek përdorimi i tyre në ligj është parashikuar se “Artikujt piroteknikë të përmendur në paragrafin 2 të këtij neni, mund të përdoren nga personat mbi 18 vjeç, gjatë periudhës 27  Dhjetor deri më 1 Janar, pra duke i lënë 4 ditë përdorimi qytetarëve".

Më 18 dhjetor 2018 tre ministrat e qeverisë mes tyre Mbrojtjes, Rendit dhe Ekonomisë vendosën të njoftojnë publikun për ndalimin e tregtimit dhe përdorimit të fishekzjarreve.

Sipas vendimit të 2018 përcaktohej se artikujt që do të ndalohen të hidhen në treg janë: ato të kategorisë 2 (F2), përdorimi i të cilave në mjedise të hapura jashtë ndërtesave, kërkon një distancë nga 5 deri në 8 metër nga njerëzit dhe objektet; – të kategorisë 3 (F3), përdorimi i të cilave në mjedise të hapura kërkon një distancë mbi 25 metër nga njerëzit dhe objektet.

Ndërkohë do të ndalohet prodhimi, importi, eksporti, magazinimi, shitja dhe përdorimi i të gjitha substancave piroteknike dhe fishekzjarrëve, të cilat në përmbajtjen e tyre kanë: squfur, fosfor të përzier me klorat potasiumi, klorate të tjera, apo që përmbajnë njërën nga përzierjet e tilla.

Në draftin e ri të ministres Xhacka parashikohet afati i tregtimit, dhe detyrimi për të ruajtur të dhënat me anë të një kodi për çdo fishekzjarr për 10 vite si dhe kushti i etiketimit të tyre me markën CE dhe përkthyer në shqip.

E teksa tregtimi apo përdorimi i fishekzjarrëve ka qenë i ndaluar prej 2018 në festat e ndërrim viteve ato s'kanë munguar edhe pse future në Shqipëri ilegalisht apo në rastin më të fundit fishekzjarret e hedhur pranë hotelit të ekipit Crvena Zvezda nga tifozët e tiranës grupimi “Fanatics”.