Hapet tuneli i tretë tek ish-sheshi ‘Shqiponja’ që pritet të lehtësoj trafikun: Në funksion që nga mesnata e sotme

31 Mars 2021, 20:35

Hapet tuneli nr 3 tek ish-sheshi ‘Shqiponja’ i cili do të lehtësojë trafikun e mjeteve të cilat do të vinë nga Durrësi për të hyrë në Tiranë.

Lajmin e ka bërë me dije Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku mbrëmjen e sotme, e cila inspektoi punimet e kryera.