Hapet zyrtarisht gara për Tunelin e Llogarasë! 155 mln euro për ndërtimin e saj, përfundon për 3 vite

14 Dhjetor 2020, 18:15 | Përditesimi: 14 Dhjetor 2020, 18:15

Është hapur zyrtarisht tenderi ndërkombëtar me fond limit 155 milionë euro për ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Kompanitë e interesuar duhet të dorëzojnë ofertat deri më 2 shkurt 2021, ndërsa pritet që punimet të nisin në prill të vitit të ardhshëm dhe të përfundojë brenda 3 viteve. Ndërtimi i tunelit dhe i aeroportit të Vlorës pritet të rrisin turizmin në jug të vendit.

r.k./Shqiptarja.com