Hapja e Kapshticës vetëm për hyrje në Shqipëri, shoferi kamionit: Na lehtëson shumë!

7 Dhjetor 2020, 18:48 | Përditesimi: 7 Dhjetor 2020, 18:48

Me hapjen e pikës kufitare të Kapshticës vetëm për qytetarët që futen në Shqipëri, shofereët e kamionëve shprehen se kjo i ka lehtësuar shumë.

Gjatë periudhës që ka qenë e mbyllur, një prej qytetarëve shprehet se është futur në Greqi përmes Kakavijës ose nga Maqedonia e Veriut.

Ai thotë se kjo mënyrë i ka rënduar më shumë buxhetin e tyre pasi detyrimisht kanë përshkuar 200-300 km më shumë.

"Ne kemi udhëtuar nga Kakavija, nga Maqedonia. Ndërsa si kilometra kemi bërë 200-300 km më shumë. Si orë pune kemi bërë më shumë. Sot kam ikur nga Kakavija dhe jam kthyer në Kapshticë" - thotë një prej qytetarëve.

  •  

b.ha./Shqiptarja.com