Hapja e kufijve/ Radhë të gjata me makina në doganën e Muriqanit

1 Qershor 2020, 13:16

SHKODËR-Edhe në doganën e Muriqanit ka pasur radhë të gjata nga hapja e kufijve, ku qytetarë të shumtë janë dyndur drejt Malit të Zi. Sot pas rreth 3 muajve i gjithë vendi është hapur dhe qytetarët kanë lëvizur lirshëm, por kjo ka sjellë edhe trafik të rënduar.