Hapja e listave e ndalimi i koalicioneve, Meta pret Bashën dhe i dërgon mesazh Ramës: Shpresoj se s'do bëhet një faj më i rëndë se i 2008-ës

15 Korrik 2020, 11:43 | Përditesimi i fundit: 2020-07-15 17:52:05

TIRANE-Presidenti i Republikës Ilir Meta është takuar sot me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha. Meta dhe Basha prej orës 11:00 po diskutojnë lidhur me listat e hapura dhe ndalimin e koalicioneve, një ditë pas miratimit në komisionin e ligjeve. Takimi po zhvillohet në presidenë. Këshilli i Legjislacionit dhe Komisioni i Ligjeve kanë miratuar dje me konsensus të plotë, shumicë-opozitë parlamentare ndryshimet që do të bëhen në Kushtetutën e Shqipërisë që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, pra vitin e ardhshëm partitë do të shkojnë para votuesve me lista të hapura dhe rrjedhimisht pa koalicione parazgjedhore. Drafti me propozimet e opozitës parlamentare u miratua të martën nen për nen dhe tani do të kalojnë në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë, ku për ndryshimet Kushtetuese duhen 94 vota.