Hapja e listave, Kume në Report Tv: Efektive nëse rishpërndarja e mandateve bëhet bazuar te vota e popullit, jo renditja e partisë

13 Korrik 2020, 17:10

TIRANE-Ish-kryetari i Komisionit Qendror i Zgjedhjeve, Kristaq Kume i ftuar në studion e Report Tv e vlerësoi si pozitive nismën për hapjen e listave për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, që do të zhvillohen vitin tjetër. Ndryshe nga sa thotë opozita, për Kumen marrëveshja e 5 qershorit dhe vendimi për hapjen e listave janë dy cështje të ndryshme.