Hapja e listave, Meta kërcënon Ramën: Nëse çmendet do bëj detyrën time me popullin

16 Korrik 2020, 14:55

Ilir Meta kërcënoi se nëse Kuvendi do të miratojë ndryshimet kushtetuese për hapjen e listave do i drejtohet popullit. "Mos u merrni me hapat e radhës së presidentit se për interesin e kushtetutës dhe vendit, cenohen rëndë, integrimi i vendit dhe garancia e unitetit kombëtar, që është kushtetuta, këto të dyja na bashkojnë ne sot. Nuk dëshiroj t'u them se cfarë do të bëj nëse të tjerët çmendem por unë do të bëjë detyrën time me të gjithë popullit shqiptar" tha ai.