Hapja e negociatave, Rama pret presidentin e KE Donald Tusk, ceremoni te 'Pallati i Brigadave'

24 Prill 2018, 12:54

Në kuadër të një turneu treditor në vendet e Ballkanit Perëndimor, presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, po zhvillon sot një vizitë në Shqipëri, ku është pritur në ceremoni te 'Pallati i Brigadave' nga kryeministri Edi Rama.

Qëllimi i vizitës është përgatitjet e samitit BE-Ballkan që mbahet në Sofje më 17 maj.

Tusk do të marrë pjesë edhe në samitin e Brdo Briun që do të zhvillohet në Shkup. Ai do të ndalet edhe në Podgoricë, Beograd, Sarajevë dhe Shkup.

Ndërkohë, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të niset të mërkurën në Gjermani, ku të enjten do të takohet me kancelaren Angela Merkel.

    No videos found.