Hapja e shkollave në kohë pandemie/ Bashkitë e Kukësit, Hasit dhe Tropojës duan fonde shtesë për dezinfektimin

3 Shtator 2020, 08:51

Sipas një udhëzimi të ministrisë së Shëndetësisë shkollat duhet të dezinfektohen çdo 20 ditë. Por për bashkitë e verilindjes kjo është e pamundur pasi nuk kanë fonde. Gjatë një takimi në prefekturë, bashkitë  e Kukësit, Hasit e Tropojës kërkon nga qeveria fonde shtesë për të zbatuar protokollin e sigurisë për COVID-19.