Harrohet Elvana Gjata! Ja në krahët e kujt është Flori, publikohen momentet intime

29 Nëntor 2018, 21:42 | Përditesimi i fundit: 2018-11-29 22:06:52

Flori Mumajesi është përfolur shumë gjatë për lidhjen me Elvana Gjatën. Pavarësisht se asnjëri prej tyre nuk konfirmoi asgjë syrit të publikut nuk i shpëtuan momentet e shumta që dyshja u shfaqën bashkë. Por mund ta harroni krejtësisht atë periudhë, pasi kantautori është hedhur në krahët e dikujt tjetër. Në një video të publikuar nga një faqe Instagrami, Mumajesi shfaqet në momente intime me këngëtaren Filloreta Raçi, e njohur si Fifi.

Dyshja shkëmbejnë përqafime, shikojnë njëri-tjetrin në sy, përkëdhelen dhe në një moment duket sikur Flori i rrëmben një puthje këngëtares. Ndërkohë në sfond dëgjohet kënga më e fundit që ka lancuar Flori Mumajesi në bashkëpunim me Brunon, me titull “Ja ke bo vetes”. Videoja duket sikur është xhiruar në një ambient studioje, por se çfarë po ndodh vërtet mes dyshes së njohur, duhet të na e thonë vetë ata!