Një 50 vjeçar në Tiranë ka ndërruar jetë ditën e sotme sepse shtëpia e tij ka marrë flakë pasi dyshohet se ka harruar ngrohësen ndezur.
Gazetari i Report Tv Sokol Dema raporton se 50-vjeçari ka ndezur ngrohësen në mes të dhomës së vogël, të cilës i kishte mbyllur edhe dritaret por fatkeqësisht e ka zënë gjumi. Zjarri nuk ka qenë i madh, por ka mjaftuar tymi për ta asfiksuar dhe për ta djegur në dorë dhe fytyrë.
Banorët thonë se 50 vjeçari jetonte i vetëm në atë banesë dhe kur kanë parë tymin janë përpjekur ta shpëtojnë por fatkeqësisht kishte ndërruar jetë pasi ishte djegur në fytyrë dhe dorë. Një banor i cili është përpjekur që ta shpëtojë ka thënë se kur e ka nxjerrë 50 vjeçarin ai ishte djegur te pjesa e fytyrës dhe te dora. Edhe fqinjët e tjerë kanë deklaruar se ndonëse ai jetonte vetëm nuk ka qenë problematik.
"Më datë 22.12.2020, rreth orës 09:22, në rrugën "Njazi Meka", ka rënë zjarr në një banesë, ku si pasojë e asfiksimit ka humbur jetën shtetasi P.C., rreth moshës 50 vjeç. Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit", thotë policia.
