Harroi tenxheren mbi sobë dhe e zuri gjumi/Banesa në flakë në Elbasan

22 Shkurt 2019, 20:26 | Përditesimi: 22 Shkurt 2019, 20:26

ELBASAN-Një apartament është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në katin e dytë të një pallati tetë katësh pranë prokurorisë së Elbasanit.

Sipas gazetarit të Report Tv në Elbasan, Aldo Kozarja e zonja e shtëpisë kishte harruar tenxheren mbi sobë, ndërsa e kishte zënë gjumi.

Zjarrfikësja ka mbërritur me shpejtësi pas lajmërimit duke shuar zjarrin, ndërsa dëmet janë vetëm materiale.

r.k./Shqiptarja.com