Harrojnë COVID-in, të rinjtë shfrenohen në club-e në jug, Inspektorati i Shëndetësisë nuk shikon natën

12 Korrik 2020, 15:48 | Përditesimi i fundit: 2020-07-12 16:14:19

Masat anti-COVID duket se ekzistojnë vetëm në letër. Sytë e të gjithëve në sezonin turistik janë nga bregdeti, por frekuentuesit, sidomos të rinjtë dhe bizneset nuk janë aspak të kujdesshëm duke 'harruar' masat dhe sfiduar koronavirusin, por edhe shtetin.

Report Tv sjell një panoramë të asaj që po ndodh në vijën bregdetare shqiptare nga veriu në jug në club-et e natës, por edhe distancimin në shezlonge, që në disa raste nuk ekziston. Situata është mjaft serioze dhe shqetësuese.