Harrojnë sobën e gatimit ndezur, përfshihet nga flakët apartamenti në Elbasan

25 Nëntor 2018, 17:58 | Përditesimi: 25 Nëntor 2018, 17:58

Përfshihet nga flakët një apartament në qytetin e Elbasanit. 

Nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar, ndërkohë që zjarri janë vënë nën kontroll nga shërbimi zjarrfikës. 

Mësohet se brenda banesës nuk ka pasur familjarë në momentin e rënies së zjarrit. Shkak për përfshirjen nga flakët dyshohet të ketë qenë soba e gatimit e cila ishte harruar ndezur nga familjarët.