Harruan sobën ndezur, digjet banesa në Lushnje

6 Janar 2019, 16:34

Përfshihet nga flakët një banesë në lagjen Karbunarë të Lushnjes. Zjarri ka përfshirë një prej dhomave të objektit dy katëshe ndërsa fatmirësisht ka shpëtuar djegia e gjithë shtëpisë.

Kane qene te afermit qe kane vene re tym nga dritarja ne banese dhe kane njoftuar zjarrfikesen, e cila ka ardhur me urgjence per te shuar zjarrin. Ne momentin e renies se zjarrit nuk ka pasur asnje banor te familjes. 

Pas kqyrjes së vendit të ngjarjes rezultoi se shkak I flakëve është bërë lënia ndezur e sobës me dru që ndohej në kuzhinën e shtëpisë.