Harta e Kosovës me flamurin serb, Rama: Hartë leshi, shoku në Beograd po luan kukullash në facebook

20 Mars 2021, 12:26 | Përditesimi i fundit: 2021-03-20 14:37:48

Kryeministri Edi Rama reagon pas publikimit të hartës së Kosovës me flamurin e Serbisë.

"U vonua pak por më mirë kështu se ndodhi pas asaj hartës së leshit që nxori dje ai shoku në Beograd duke lozur me kulla ne Facebobok, ne jemi një  e ardhmja dihet se cila është, sigurisht kemi qasje të ndryshme se si shkohet tek e ardhmja por në të tashme ne jemi një", tha Rama.